Një tërmet i fuqishëm ka goditur Zelandën e Re duke shkaktuar panik te banorët.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 6.8 ballë dhe ka rënë në një thellësi prej 40 kilometrash.

Deri tani nuk ka njoftime për persona të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas Institutit Gjeologjik të Zelandës së Re, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 200 kilometra në det të hapur. Nuk ka njoftime për tsunami.