Vetëm dy orë stuhi u deshën që Parisi të përmbytej mbrëmjen e së dielës. Sipas autoriteteve atje, në kryeqytetin francez ra 54 mm shi, e barazvlefshme me 27 ditë reshje shiu.

Shërbimet e motit thanë se në një orë të vetme ra 49,2 mm shi, duke shënuar reshjet më të dendura në korrik që prej 2005 -ës.

Përmbytjet çuan më mbylljen e 20 stacioneve të metrosë, 3 prej të cilave vijonin të ishin të mbyllura mëngjesin e së hënës.

Edhe zona të Zvicrës u goditën nga era të forta dhe stuhi, duke shkaktuar gjithashtu përmbytje gjatë fundjavës.

Reshjet e dendura të shiut nisën të binin në Paris rreth orës 21:00 të së dielës në mbrëmje dhe vijuan edhe gjatë ditës së hënë.