Një 49-vjeçar shqiptar ka kërcënuar ish-bashkëshorten me një thikë kuzhine në dorë në banesën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Volos, Greqi dhe sipas mediave helene, shqiptari është shprehur se do të vriste gruan si ata në Markinitsa (rasti i ndodhur pak kohë më parë ku ish dhëndri vrau ish gruan dhe nënën e saj).
Fatmirësisht e gjitha ka mbetur në kuadrin e një kërcënimi, pasi 49-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar nga policia.
Gjatë kontrollit të policisë, veç thikës, atij iu gjet dhe një sasi kokaine, me peshë 4.77 gramë, e cila u konfiskua. Tashmë shqiptari akuzohet për “kërcënim”, “armëmbajtje pa leje” dhe “mbajtje të drogës”.





