Ka startuar në Durrës kampionati mbarëkombëtar i notit me pjesëmarrje të 300 sportistëve nga Shqipëria, Kosova, që mbahet për tre ditë në datat 10, 11 dhe 12 korrik. Në ceremoninë e nisjes së këtij kampionati kanë marrë pjesë presidentët e dy federatave të futbollit të Shqipërisë e të Kosovës si dhe drejtuesit e pushtetit lokal.
Agim Ciraku, president i federatës shqiptare të notit, tha se ky kampionat është bërë i mundur falë impiantit shumë modern të pishinës së Durrësit.
“Ishte një kampionat i cili na ka munguar në vite dhe kështu kthehet tradita e bukur e durrsakëve në këtë sport”, tha Ciraku.
Presidenti i federatës së notit të Kosovës, Ymer Rama, tha se ky kampionat solli shumë motivim midis sportistëve e federatave. Sipas presidentit të Kosovës, ky kampionat kombëtar duhet të hyjë në kalendarin vjetor.
Midis sportistëve ka shumë garë për të fituar çmimet.
Kampionati zhvillohet me 5 seanca përgjatë tri ditëve për të nxjerrë ekipin më të mirë shqiptar dhe kosovar, të cilët në finale do të garojnë për të shpallur ekipin fitues.
Në këtë garë janë 35 sportistë nga Durrësi në grupmosha të ndryshme, e cila fillon nga 8 vjeç deri në 20.