Esin Hakaj ka nisur stërvitjen me Teutën, por mbrojtësi shkodran është nën kontratë me Partizanin dhe duhet që më parë të tërheqë dokumentacionin. Ai ka kërkuar lejekalimin, por në klub nuk ia kanë dhënë për momentin.

Gjithsesi, të hënën pritet të ketë një tjetër komunikim dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

Tek Teuta presin me interes se çfarë do të ndodhë, pasi për ta është i domosdoshëm një mbrojtës i majtë, pasi me largimin e Kotobellit nuk ka asnjë alternativë për trajnerin Magani.