Është martuar mbrëmjen e djeshme djali i një prej biznesmenëve më të pasur të Shqipërisë, Avni Ponarit.

Në dasmën e Elvis Ponarit, morën pjesë 600 biznesmenë e politikanë shqiptarë. Festa u zhvillua në ambientet e pishinës së “Rogner”, nga ora 19:00 deri në 01:00, shkruan “newsbomb.al”.

Martesa moderne, e konceptuar si një bufe, bëri bashkë shumë personazhe VIP. Dhëndri Elvis, i cili jeton në Vienë dhe bashkëshortja e tij, ngjanin shumë elegantë dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Kujtojmë që sipas një studimi, Avni Ponari renditet një ndër 20 biznesmenët më të pasur në Shqipëri./newsbomb.al/