Valdet Rama zgjedh Lindjen e Largët për të vazhduar karrierën. Ish mesfushori i kombëtares shqiptare, është transferuar zyrtarisht në kampionatin kinez pasi ka firmosur me klubin e Superligës së këtij vendi Yanbian Funde. Pasi i përfundoi kontrata me Wurzburger Kickers skuadër që nuk arriti të siguronte dot mbijetesën në Bundesligën e dytë gjermane, Valdet Rama në moshën 29-vjecare ka zgjedhur milionat që i kanë ofruar nga Lindja e Largët kundrejt ofertave për të qëndruar në Europë.Pas eskperiencave në Spanjë me Valladolid, dhe në Bundesligën e dytë gjermane me Munich 1860 dhe Wurzburger Kickers, Valdet Rama do të jetë pjesë e Yanbian Funde për dy vitet e ardhshme. Pas 16 javëve kampionat Yanbian Funde pozicionohet në vendin e fundit të Superligës kineze në kuotën e 10 pikëve dhe drejtuesit e këtij klubi afruan në skuadër Valdet Ramën pikërisht me synimin që mesfushori shqiptar ta ndihmojë skuadrën me paraqitjet e tij në fushë për të siguruar qëndrimin në elitë. Në sezonin e fundit Valdet Rama zhvilloi në total 28 ndeshje me Wurzburger Kickers në kampionat duke realizuar dhe 2 gola.
Valdet Rama transferohet në Kinë, firmos me Yanbian Funde
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Aplikoni tani për kredi online”, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Kujdes, janë mesazhe mashtruese
“Jemi në hall”- Fermeri në Divjakë i shpreh shqetësimet Ramës! Kryeministri ia kthen ashpër: Ulu, se po e tepron…
Takimi me fermerët/ Balluku: Jemi të angazhuar për t’iu mbështetur
Rama: 250 mln euro në dispozicion për bujqësinë. Fermerët të krijojnë kompani të përbashkëta





