54-vjeçari Çajup Selimi, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Tepelenë, pasi u qëllua me armë zjarri, rezulton pronar i një biznesi në qytet, ndërsa ka më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence. Selimi u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra mbrëmjen e sotme. Në vitin 2018, Selimi u konfliktua me dy persona, të cilët e goditën atë me mjete të forta.
Në dëshminë e tij, Selimi në atë kohë tha se e kishin sulmuar me leva hekuri dhe se e kishin kërcënuar me thika duke e goditur me grushta.
Në atë kohë, familjarë të Çajupit patën deklaruar se ai ishte sulmuar edhe 4 herë të tjera. Për ngjarjen, në vitin 2018, u ndalua Risiano Abedini, po nga Tepelena. Familja Selimi dhe Abedini menaxhojnë biznese me profil të ngjashëm, por nuk dihet ende nëse ngjarja e sotme ka lidhje pikërisht me konkurrencën në biznes.





