Do të ishte dita e saj më e bukur, por u shndërrua në një tragjedi. Mediet e huaja kanë publikuar videon tragjike të momenteve kur një nuse humbi jetën, pas rrëzimit të helikopterit, pak minuta para zhvillimit të ceremonisë martesore.
Ngjarja ka ndodhur në muajin dhjetor në Brazil, kur Rosemere do Nascimento Silva vendosi t’i bëjë një surprizë burrit të saj, duke shkuar me helikopter drejt altarit.
Por, helikopteri u rrëzua fatalisht vetëm pak milje larg vendit ku ishte përgatitur ceremonia martesore dhe nusja humbi jetën.
Bashkë me të, në helikopter ishin edhe vëllai i saj, fotografja dhe piloti, të cilët humbën jetën gjithashtu.
Sipas ekspertëve, dyshohet se një gabim i pilotit në momentet e fundit të fluturimit, ka shkaktuar aksidentin tragjik.





