Daniella Hirst 28 vjeçe dhe Craig Smith 31 vjeç, po prisnin në një piceri për të marrë porosinë e tyre në Bridlington të Britanisë së Madhe, kur epshete tyre ishin në maksimum.
Mesa duket, çifti e humbi durimin dhe filluan të kryenin marrëdhënie seksuale brenda picerisë.
Akti është filmuar nga kamerat e sigurisë së këtij biznesi dhe tashmë fotot që tregojnë çiftin duke bërë seks janë përhapur me shpejtësi në internet.
Çështja ndaj tyre që akuzohen për sjellje të pahijshme në publik është tashmë në gjykatë, kurse çifti tha para trupës gjykuese se nuk kishte bërë asnjë veprim të pahijshëm.
Seanca e radhës gjyqësore është caktuar më 21 shtator.





