Një grua është arrestuar, pasi tentoi të kalonte 2 kg kokainë gjatë një fluturimi me avion.
Pasagjerja 39-vjeçare nga Bolivia, e cila po udhëtonte nga Sao Paulo në Brazil për në aeroportin e Barcelonës El Prat kishte fshehur në trupin e saj kokainë me vlerë 113 mijë euro.
Droga është zbuluar gjatë kontrollit rutinë. Doganierët në aeroportin e Barcelonës dyshuan se diçka nuk shkonte në këmbët e pasagjeres dhe kërkuan që ajo të kontrollohej me imtësishëm.
Ata gjetën të fshehur në këmbët dhe barkun e saj kokainën, e cila ishte vendosur në pako dhe më pas ishte mbledhur me një shirit izolues.





