Bisedimet e Turqisë për anëtarësim në Bashkimin Europian mund të pezullohen për shkak të një rezolute që u miratua në Parlamentit Europian.
Parlamenti i kërkon Komisionit Europian të ndalojë zyrtarisht negociatat me Ankaranë nëse vihet në zbatim paketa reformave kushtetuese, e votuar në referendumin e 16 prillit. Përmes kësaj reforme presidenti Rexhep Taip Erdoan merr fuqi të plotë, dobëson rolin e parlamentit dhe zgjat edhe për dy mandate të tjerë pushtetin e tij në krye të vendit, deri në vitin 2029. Liderët europianë po ndjekin një linjë të kujdesshme, për të mos rrezikuar marrëveshjen e emigrantëve me Turqinë.
Kjo e fundit është e palëkundur nga reformat e brendshme dhe ka kërcënuar disa herë së do ta anulojë dhe do të mbushë Europën me emigrantë nëse nuk respektohen kushtet. Brukseli e ka kritikuar vendimin e presidentit turk për të fuqizuar pushtetin, duke e akuzuar për autoritarizëm dhe shtypje të zërave kundër.
Ndërkohë në Turqi vijojnë arrestimet e kritikëve të pushtetit dhe aktivistëve. 8 persona u vunë në pranga në Stamboll, mes tyre aktivistë të huaj pët të drejtat e njeriut dhe shefja e Amnisty International për Turqinë.