Këngëtarja e njohur Zajmina Vasjari është në pritje të ëmbël. Të paktën kështu thonë thashethemet që kanë qarkulluar gjatë ditës së sotme dhe burimet për “NewsBomB”, edhe pse diçka e tillë nuk është konfirmuar nga vetë Zajmina.
Babai, sipas burimeve është Klodian Asllani, biznesmen, i cili merret me sipërmarrje të shumta, nga konstruksionet e çelikut deri tek pasuritë e patundshme, me të cilin bukuroshja është në lidhje prej vitesh.