Kombëtarja shqiptare fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s për këtë muaj.Fitorja 3-0 në fushën e Izraelit në eliminatoret e Botërorit të vitit pati shumë ndikim në ngjitjen e shkallëve të klasifikimit nga ana e kuqezinjve, që tani janë në vendin e 63, me 544 pikë. Ajo që ka humbur ndjeshëm në renditjen e këtij muaji është skuadra e Kosovës, që pas disfatës me Turqinë ka zbritur në vendin e 177. Përsa u përket skuadrave që janë në grupin tonë kualifikues, Spanja është në vendin e 11, ndërsa Italia edhe këtë radhë pozicionohet e 12. Izraeli ka humbur 15 pozicione duke u renditur i 70, ndërsa Maqedonia është ngjitur në e vendin e 134. Përsa i përket kreut të renditjes së FIFA-s, edhe ajo ka pësuar ndryshime pasi tani në vendin e parë është Gjermania, që ndiqet nga Brazili dhe Argjentina në vendin e dytë dhe të tretë.
Shqipëria fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Takimi me fermerët/ Balluku: Jemi të angazhuar për t’iu mbështetur
Rama: 250 mln euro në dispozicion për bujqësinë. Fermerët të krijojnë kompani të përbashkëta
Loredana zbulon ‘fiksimin’ e ri të Adeyemit, çiftelinë!
Denoncimet për AKSHI-n nga kreu i PD, zyrtari i lartë i PE: Mos më pyesni për çdo gjë që thotë Berisha, do më duhet të dal nga roli institucional





