Menjëherë sa mbushim 18 vjeç u drejtohemi kurseve të autoshkollës për të marrë një patentë dhe kjo është diçka krejt normale.

Por duket se Devis Xherahu është ndryshe nga ne të tjerët! Ai ka postuar dy foto në Facebook ku u tregon ndjekësve të tij se sapo ka marrë një patentë për të drejtuar një mjet lundrues. 

“Që sot e tutje kam dhe një aftësi tjetër. Vërtet më mori pak kohë, por pasioni për detin fiton gjithmonë. Gomone si fillim”. 

Zakonisht, në vendin tonë disa prej atyre që kishin gomone bënin para duke dërguar njerëz në vendet fqinje ilegalisht, por Devisi është pak vonë, se gjynah do të kishte fituar goxha.

Gjithsesi ne i urojmë suksese Devisit dhe shpresojmë që ta shohim në të ardhmen me një klip në det. /Blitz.al