Kampionati Kombëtar Rajonal për moshën 17-vjeçare njeh edhe fituesin. Kampione është shpallur Zyra Rajonale e Tiranës, e cila mori edhe trofeun, që u dorëzua nga “Legjenda e Futbollit Shqiptar”, Sulejman Demollari. Skuadra e kryeqytetit që fitoi 4-1 në finalen e luajtur përballë ekipit Rajonal të Durrësit. Një dominim absolut i përfaqësueses së moshave të Tiranës, në ndeshjen e zhvilluar në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamzë.Sfida ishte finalja e titullit, pasi të dyja skuadrat kishin grumbulluar numër të bararatë pikësh dhe sipas rregullores ekipi kampion do të përcaktohej në ndeshjen direkte. Kampionati i Kombëtareve Rajonale për grupmoshën e 17-vjeçarëve nisi prej datës 15 Qershor, ku përveç dy skuadrave finaliste të pranishme ishin edhe përfaqësueset rajonale të Shkodrës, Fierit, Elbasanit dhe Korçës.
Një nismë që shërben jo vetëm për evidentimin e talentëve të së ardhmes, gjithmonë në funksion të Kombëtareve zinxhir të Shqipërisë, por edhe për masivizimin e futbollit në vend.