Kryeministri Edi Rama në faqen e tij të facebook ka bërë një lajmërim tepër interesant për qytetarët e Tiranës. Rama shkruan se sot në mbrëmje do të vij në Shqipëri një delegacion makinash me pjesëtarë nga të famshëm nga fusha të ndryshme. Bëhet fjalë për një grup makinash të cilat i shërbejnë vendeve ku shkojnë për promovim të tyre. Rama ka shkruar se do të jenë 150 makina luksoze të drejtuara nga persona VIP të artit, muzikës dhe biznesit. Mbërritja e tyre në Tiranë do të jetë rreth orës 19:00, në sheshin “Nënë Tereza” ku edhe DJ me famë botërore Afrojack do të mbajë një koncert.