Federbet këtë verë ka pasur goxha punë, sidomos me miqësoret e Kukësit, ku nga 4 të zhvilluara, tre prej sipas kompanie kanë pasur luhatje kuotash. E djeshmja, miqësorja me Dinamon e Moskës, sipas Federbet ka pasur lëvizje të çuditshme koeficientesh, sikurse shkruajnë atë në postimin e tyre të bërë në “Facebook”, teksa gjithçka nis me “ Nuk kemi asgjë personale”.

“Nuk postojmë kurrë lajme për të ofenduar tifozët ose skuadra e tyre të preferuara. Ne të Federbetit nuk i ndajmë skuadrat sipas shteteve, kampionateve apo ndonjë kriteri tjetër. Ne thjesht vërejmë lëvizjet jashtëzakonisht të dyshimta të kuotave të basteve në gjithë botën e sportit (jo vetëm futboll). Na pyesin shpesh a është e trukuar një ndeshje apo jo? Ne reagojmë dhe kontrollojmë gjithçka. Natyrisht, bota e sportit është e mbushur me rezultate të papritura, por kjo nuk do të thotë që “ndeshja është trukuar për arsye bastesh”. Ne kontrollojmë kuotat dhe indeksi ynë është lëvizja e çuditshme e kuotave. E përsëritim, nuk kemi antipati personale për futbollin shqiptar në përgjithësi, apo Kukësin në veçanti. Por duhet të themi se dje kapëm një tjetër luhatje të mëdha kuotash në ndeshjen e tyre. Po flasim për miqësoren Dinamo e Moskës-Kukësi 6-0 dhe rënien e theksuar të kuotave që do të shënoheshin një numër i madh golash. Dikush priste vërtet golat e pestë dhe të gjashtë. Edhe një herë, ne vërejmë kuotat. Të fajësosh Federbetin është shumë më e thjeshtë sesa të kuptosh problemin”, shkruan Federbet.