Nëse ju jeni njeri supersticioz shqetësoheni kur një mace e zezë ju pret rrugën, por një anglez do të ishte i lumtur po t’i ndodhte një gjë e tillë. Mentaliteti dhe stili i jetesës në shtete të ndryshme u jep formë besëtytnive të ndryshme. Më poshtë mund të lexoni disa prej besëtytnive më të zakonshme dhe të çuditshme në vende të ndryshme të botës.
Rusi
Në Rusi nëse të bie jashtëqitja e zogut do të thotë që do të marësh para.
Francë
Nëse shkel me këmbën e majtë jashtëqitjen e qenit do të thotë lumturi, por nëse e shkel me këmbën e djathtë mendohet se personi do të ketë fat të keq.
Dagestan
Nëse ju bie një mizë në supë do të thotë që do të merrni një dhuratë.
Greqi
Në Greqi mendohet se kur teshtini diukush po flet për ju.
Danimarkë
Enët e thyera konsiderohen fat dhe pjesët e tyre në Danimarkë ruhen dhe jepen si dhuratë për Krishtlindje.
Kinë
Një makaronë e gjatë supozohet se sjell jetëgjatësi dhe prosperitet, kështu që nuk duhet kafshuar.
Greqi
Një kaktus me gjemba mendohet se të mbron nga çdo e keqe.
Gjermani
Një mace që të pret rrugën dhe kalon nga e majta në të djathtë konsiderohet fat i keq, ndërsa nëse kalon nga e djathta në të majtë mendohet se ajo sjell lumturi.
Japoni
Nuk duhet të shikohesh në pasqyrë natën.
Maltë
Të gjitha orët që gjenden në kishë tregojnë kohë të ndryshme, kjo bëhet për të çorientuar djallin.
Katar
Në Katar vrasja e merimangave është tabu, pasi mendohet se ato mbrojnë shtëpinë nga zjarret.
Skoci
Në Skoci nusja duhet të lyhet me baltë, sepse supozohet që kjo do t’i sjellë jetë të lumtur familjare.
Burimi: Bright Side
Përshtati: R.O.





