Një pasagjer i dehur, i mbuluar me gjak ka terrorizuar një avion të tërë me sjelljen e tij.
Në videon në fjalë, e filmuar në një avion që ishte nisur nga Moska në drejtim të Antalias së Turqisë, shfaqet një burrë i cili ulëret dhe godet sediljen që ka përballë, teksa gjaku rrjedh nga fytyra duke i rënë në të gjithë trupin. Dyshohet se ai është gjakosur gjatë kohës që godiste sediljen që kishte përpara
Sipas mediave ruse, stafi i avionit u përpoq që ta qetësonte pasagjerin e pirë, por nuk ia dolën dhe duket se e vetmja gjë që mund të bënin ishte që ta lidhnin.
Me uljen e avionit në tokë ai u arrestua, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë sjellje.





