Nikola Ricoli i ka dhënë fund karrierës si gjyqtar. Pas më shumë se 15 vitesh në Serinë A me një karrierë shumë të suksesshme ku përfshihet edhe drejtimi i finales së Ligës së Kampioneve të vitit 2013 dhe i finales së Botërorit 2014, italiani ka vendosur ta mbyllë me këtë profesion.

Por Ricoli nuk do të largohet nga arbitrimi. Nga tani e tutje, ai do të jetë përzgjedhësi i gjyqtarëve për ndeshjet e Serisë A. Ricoli kishte mundësi që të drejtonte edhe në këtë sezon në kampionatin italian, por ai ka zgjedhur këtë rrugë të re për karrierën e tij.Pavarësisht faktit se cilësohet një nga gjyqtarët më të mirë ndërkombëtarë të viteve të fundit, Ricoli së fundmi ka qenë objekt polemikash për drejtimin e ndeshjes mes Juventusit dhe Interit në Serinë A. Gjatë ndeshjes së këtij sezoni mes armiqve të përbetuar, ai ndaloi Ikardin i cili po i drejohej portës së Juventusit, pasi Kielini kishte kthyer topin mbrapa drejt Bufon në një goditje dënimi, duke kërkuar që ajo të riluhej.