Ndarja nga jeta në mënyrë të beftë e inxhinierit Klajdi Shehu ka prekur shumë nga personazhet e njohur të showbizit shqiptar.
Një prej tyre është edhe blogerja Armina Mevlani,e cila përveç postimit të ditës së djeshme, ka vijuar edhe sot me një tjetër foto së bashku me Klajdin në të cilën shfaqen të qeshur së bashku.
“Te lumtur gjithmone do te mbajme mend Klajd Shehu! Ti na jepje drite dhe adrenaline! Do na mungosh shume …Lamtumire ,mos harro qe te duam fort”, – përfundon statusi i blogeres.
Klajdi Shehu ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti me motor ndërkohë që ndodhej me pushime ne Himarë.





