“Scoop”-i më i madh i verës. Javorja “Chi” boton ekskluzivisht në numrin e ditës së mërkurë, 5 korrik, fotot e fundjavës në Argentario të Massimiliano Allegrit dhe Ambra Angiolini.

Imazhet e publikuara nga revista duket se nuk lënë asnjë dyshim në lidhje me natyrën e ndjenjave që e lidh trajnerin e Juventusit dhe aktoren. Publikimi në kopertinën e “Chi” e puthjes së tyre përbën një nga hitet e reja të kësaj vere në Itali.