BMW ka nisur fushatën paralajmëruese për modelin e ri i8 Roadster.
Modeli, që do të vijë në versionin e prodhuar vitin e ardhshëm, ka motor hibrid.
Ai pritet të ketë motor trecilindërsh 1.5-litërsh benzinë dhe një motor tjetër elektrik që së bashku dërgojnë modelin në 372 kuajfuqi.
Një model i tillë kur të prezantohet në fund të këtij viti pritet të kushtojë rreth 135 mijë euro.





