A e dini se ekzistojnë me qindra fobi të njohura në botë? Këto frikëra janë shqetësuese dhe u krijojnë vështirësi personave që i përjetojnë ato. Keni frikëra të pashpjegueshme? Ankth? Të gjithë i kemi, apo jo? Që nga gjërat e thjeshta, tek ato më seriozet apo ekstremet! Mos u shqetësoni aspak se kështu ndihen edhe disa prej personzheve të famshëm të showbiz-it shqiptar. Ata i kanë bërë publike fobitë e tyre. Hidhini një sy dhe shuani kuriozitetin!
Arjan Çani
Moderatori i ‘Zonë e Lirë’ Arjan Çani ka një fobi të pazakontë për një burrë: Ai nuk duron dot merimangat! A e merrni dot me mend pse i ka frikë këto insekte? Asyeja është e thjeshtë, i ka frikë sepse nuk i sheh dot fytyrën!
Aurela Gaçe
Uragani energjik Aurela Gaçe, këngëtarja e dashur që numëron hite e çmime pafund, duket se e paska edhe ajo një fobi. Aurela është shprehur se i ka shumë frikë qentë, sidomos kur lehin! Fobia nga qentë, ose Kinofobia prek 36% të popullsisë në botë.
Albana Osmani & Olti Curri
Prezantuesja e Fun Club, ka fobi karkalecat, sidomos ata me ngjyrë jeshile. I ka me të vërtetë tmerr, sidomos pas një shakaje që i kanë bërë miqtë e vet duke ia hedhur përsipër. Osmanit i ka rënë të fikët menjëherë. Po kolegu i saj në Fun Club? Besojeni ose jo, edhe Olti Curri ka fobi, pikërisht nga lartësitë!
Rovena Dilo
Këngëtarja ka shumë frikë prej ambienteve të mbyllura. Për fat të keq, i ndodh shpesh që shohë ëndrra të frikshme e të zgjohet plot ankth!
Era Rusi
Edhe këngëtarja Era Rusi e paska një fobi. Frika e saj më e madhe? Tërmetet! Duke pasur apartamentin në katin e shtatë Era frikësohet se nuk do të arrijë të zbresë poshtë në kohë nëse bie një tërmet!
Arif Ziberi, Elita 5
Vokalisti i grupit legjendar rrok, Elita 5, Arif Ziberi ka fobi udhëtimet e gjata dhe aeroplanin. Mundohet prej vitesh që ta heqë këtë fobi të fluturimit me aeroplan, por pa rezultat. Arifit i duhet të udhëtojë shpesh për arsye pune, e megjithatë udhëtimet mbeten një stres i pashmangshëm për të.
Tinka Kurti
Aktorja e madhe e qindra roleve kinematografike, Tinka Kurti, e vlerësuar me çmime dhe mirënjohje është aktive me role edhe në ditët e sotme. Ja një shprehje e saj mbi frikën: “Nuk e kam frikë plakjen e as vdekjen, por kam frikë nga plakja e trurit, dhe në qoftë se ky moment vjen në jetën time, mendoj se do të isha dy herë e vdekur. Për këtë arsye dua të vazhdoj të punoj.”
Suada Sherifi
Ish-Miss Shqipëria Suada Sherifi, nënë e një vajze prej pak kohësh ka një fobi e cila e tmerron atë. Frika e saj më e madhe është vdekja.
Lorik Cana
Futbollisti Lorik Cana, ka ndarë me ndjekësit fobinë e tij më të madhe në profilin e tij në Instagram, gjatë një lidhjeje Live. Ai ka treguar se bëhet fjalë për frikën ndaj vendeve të mbyllura. Kjo fobi, e quajtur Klaustrofobi prek rreth 15% të popullsisë në botë dhe mund të shkaktojë panik dhe ndjesi parehatie.
Enkeleida Zeko
A ju shkon në mëndje se çfarë e tremb gazetaren sportive të TVSH-së, bionden simpatike Enkeleida Zeko? Ajo ka frikë nga plakja!/Bordo/