Një grua e humbi jetën pas një aventure erotike në Kinë. Në përpjekje për të shpëtuar, ajo doli nga dritarja e banesës dhe ngeci tek telat e energjisë elektrike, por fatkeqësisht humbi jetën, pasi e zuri korrenti.

Rasti në fjalë është historia mes gruas që humbi jetën dhe një burri të martuar. Bashkëshortja e këtij të fundit u kthye nga puna në shtëpi më shpejt se zakonisht. Në këto kushte, dashnorja u detyrua të arratisej nga dritarja, por pati një fund tragjik, raporton "The Sun".

Dhjetra banorë u mblodhën për të parë se çfarë po ndodhte. Ata u përpoqën për të zbritur nga telat e korrentit gruan e pajetë.