Nuk ka shkuar mirë për një “blogger”-e nga Kina tentativa për të treguar disa prej përdorimeve të shumta të aloe verës. Ajo u vetëhelmua aksidentalisht në video live, pasi konsumoi një bimë që e kishte ngatërruar me aloe verën. 26-vjeçarja ishte në një transmetim të drejtpërdrejtë me video duke treguar për përfitimet e bimës natyrale të aloe verës.
E reja në fakt ishte duke konsumuar Agave Americana, një bimë helmuese nga Meksika, për të cilën nuk ishte në dijeni, përcjell "Daily Mail".
Në fillim të videos, Zhang dëgjohet duke thënë se ishte shumë e mirë, por shumë shpejtë kuptoi se kishte një problem.
“Qenka e hidhur… shumë e hidhur”, dëgjohet të thotë kinezja, e cila në fakt po hante Agave Americana, një bimë helmuese nga Meksika.
Goja iu mpi dhe fyti nisi t’i digjte shkumë para se të mbyllte videon. Mësohet se pas lavazhit të stomakut, gjendja e 26-vjeçares është përmirësuar.
Sipas Kolegjit të Agrikulturës dhe Shkencave të Jetës tek Universiteti Cornell, bima ka disa përbërës toksikë të rrezikshëm.





