Për të arritur deri te Neymar duhet të pguash jo pak por 222 milionë Euro. Barcelona ka vendosur klauzolën që e bën pothuajse të paprekshëm talentin brazilian, madje edhe nga klubet më të pasura të planetit si Manchester City apo PSG që e kanë drejtuar vëmendjen prej kohësh nga sulmuesi blaugrana. Mediat spanjolle shkruajnë për një marrëveshje të ditëve të fundit që e çon kufirin e klauzolës nga 200 në 222 milionë, por rruga që po ndjek Barcelona është edhe më radikale pasi në 1 Korrikun e vitit të ardhshëm, klauzola d të rritet automatikisht deri në 250 milionë Euro.
Një çmim vërtet stratosferik pasi këtu nuk bëhet fjalë për vlerën e kartonit por edhe për pagën.Klubi i ardhshëm që dëshiron tar transferojë nuk do të paguajë vetëm shifrën stratosferike por duhet të bëjë logarinë edhe me pagën e brazilianit. MInimalisht Neymar do të pranonte një tjetër ofertë me 30 mln Euro në sezon dhe nëse kjo shumë llogaritet në total për të gjitha vitet që ai mund të luajë në klubin e ri, atëherë shifra për të pasur në skuadër një lojtar të tillë do të ishte vërtet e çmendur. Klauzola e vendosur nga Barcelona ka tërhequr përkohësisht në pozicion mbrojtës manjatët e naftës që zotërojnë PSG dhe Man. City por në të ardhmen nuk përjashtohet mundësia që ata të bëjnë lëvizjen më të shtrenjtë të historisë së futbollit botëror.