Sebastian Vettel mbushi këtë të Hënë 30 vjec, por në vend që të ishte një ditë festive për të, piloti gjerman është detyruar të udhëtojë drejt kryeqytetat francez Paris, për t’u marrë në pyetje nga FIA rreth incidentit me Hamilton në Baku. Një seance kjo për të kuptuar nëse do të jetë e nevojshme që ndaj tij të merren masa shtesë. Mësohet se pas takimit me Jean Todt për Vettel është parashikuar një dënim simbolik. Gjermani i kokëkuqes do të jetë i impenjuar në promovimin e sigurisë rrugore aq shumë të trumbetuar nga Todt.
Në fakt për atë që ndodhi në Cmimin e Madh të Azerbajxhanit, Vettel u ndëshkua që në pistë. 10 sekonda Stop and Go dhe -3 pikë në klasifikim mund të mjaftojnë për goditjen që i dha rivalit të tij britanik të Mercedesit.Më shumë në këtë rast vlen fakti që për Vettel nuk do të ketë asnjë akuzë në Gjykatën Ndërkombëtare të FIA-s apo në Gjykatën Sportive.Në 30-vjetorin e lindjes, dhurata më me shumë vlerë për pilotin e kokëkuqjes është shmangia e një dënimi më të rëndë, që do të kompromentonte botërorin e tij në Formula 1.