Teuta do të nisë rrugëtimin për sezonin e ri. Durrsakët janë grumbulluar për të nisur fazën përgatitore, në një kohë që do të ketë edhe zyrtarizime futbollistësh. Drejtuesit kanë bërë me dije se sot do të ketë edhe emra konkret sa i përket afrimeve në skuadër.Tashmë ka mbërritur mbrojtësi i djathtë, Arbër Beqaj. 19-vjeçari që ka qenë pjesë e Flamurtarit dhe një njohje e vjetër e trajnerit Gugash Magani, sipas të gjitha gjasave do të veshë fanellën durrsake për sezonin e ri.

Gjithashtu, vazhdojnë bisedimet edhe me mesfushorin nigerian, Oluasina Abe Sundai. E njëjta situatë është edhe me mesfushorin e talentuar pogradecar, Hermes Shkullaku. Me këtë të fundit, drejtuesit janë në negociata dhe synojnë ta bëjnë pjesë të tyre për kampionatin e ardhshëm.