Ajo njihet për këshillat e kritikat që na jep nëpërmjet televizionit, por jo vetëm për mënyrën e të ushqyerit. Kësaj here dietologia e njohur Blerina Bombaj Troci, duket paksa e revoltuar për veshjet e maturanteve dhe atë e shohim duke dhënë këshilla dhe vërejtje në një tjetër sektor.

Ja çfarë shkruan ajo në rrjetet sociale:

"Këto maturantet tona vetëm Kim Kardashianin ndjekin? Ua, ua, ua, çfarë sajesash, çfarë (zh)veshjesh, çfarë boshllëku! Nisur nga çfarë më del përpara në Facebook, asgjë personale. Nuk mund të mos shpreh trishtim për brezin e ri të zhytur në vanitet. Goca, merruni me sport dhe lexoni libra, do të bëheni nëna dhe do të edukoni të ardhmen!", shkruan Blerina