Që Era Istrefi u bë e famshme edhe jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, me super hitin “Bonbon” këtë e dimë të gjithë.  

Por suksesi i saj i radhës ka të bëjë me një film. Hiti “Bonbon” që e bëri të njohur këngëtaren kosovare tani do të jetë edhe kolona zanore e “Rough Night”, një komedi me protagoniste Scarlet Johansson.

Komedia flet për pesë shoqe gjimnazi të cilat takohen pas 10 vitesh, për të bërë një festë beqarie.

Në një prej skenave të filmit, kur shoqet janë duke u argëtuar në një klub, në sfond dëgjohen tingujt e këngës së Erës.