Po ju e keni gjetur shpirtin tuaj binjak?
Të gjithë kërkojmë të gjejmë shpirtin tonë binjak, por akoma nuk dimë si ta kuptojmë nëqoftëse e kemi përballë dhe mund të shihemi ditë për ditë por nuk e kemi kuptuar. Sipas ekspertëve janë disa shenja që tregojnë se ju keni gjetur shpirtin tuaj binjak.
Ja cilat janë këto 8 shenja:
1.Ju mund të hamendësoni fjalë për fjalë se çfarë partneri juaj është duke menduar
Ndërkohë që për të hamendësuar se çfarë janë duke menduar të tjerët do t’ju hajë shumë kohë, kur të gjeni njeriun e duhur do ta keni aq të thjeshtë të hamendësoni se çfarë i shkon nëpër mend sa ndonjëherë do ta përfundoni ju fjalinë e tij/saj.
2.Ju bëni gjithçka së bashku dhe e shijoni
Për një çift të mirë ,si pazari apo pastrimi i shtepisë janë aktivitete të kënaqshme. Pa marrë parasysh se çfarë po bëni, në një farë mënyre ju gjeni një mënyrë për t'u argëtuar ndërsa e bëni atë.
3.Kur hani ushqim ju jeni shumë të lirshëm dhe nuk shqetësoheni po u bëtë pis
Kur hani ushqim ju ndiheni rehat kur jeni duke ngrënë para njëri-tjetrit dhe nuk e keni problem nëqoftëse bëheni pis apo jo.
4.Ju jeni duke konsideruar "Ne" në vend të vetëm "Unë"
Kur filloni ta konsideroni veten si një pjesë të një çifti ju do ta përfshini partnerin do ta bëni atë pjesë të qëllimeve të tua duke dashur të jeni me atë për një kohë të gjatë ndoshta dhe përgjithmonë. Kështu që në vend të mendoni vetëm për veten ju tanimë mendoni për të dy si një e vetme .
5.Ju nuk i mbani mëri njëri -tjetrit
Ju mund të keni patur shumë probleme gjatë ditës por kur vjen fundi i saj ju e doni njëri-tjetrin edhe më shumë pasi dashuria juaj është pa kushte. Në këtë mënyrë lini mënjanë grindjet dhe punoni për të ruajtur bashkimin e partenitetit tuaj.
6.Bëni gjëra të vogla për njëri-tjetrin
Një ditë partneri mund t’ju befasojë duke larë enët e ndërkohë një ditë ju mund ta befasoni duke i blerë në pastiçeri ëmbëlsirën e tij të preferuar. Këto janë gjëra të vogla, por që bëjnë ndryshimin pasi tregojnë interesin që keni ju për njëri-tjetrin.
7.Ai të njeh kur je e mërzitur dhe mundohet të shmangë gjithçka që të bën të ndihesh në këtë mënyrë
Bën mirë që në një marrëdhënie të dini faktorët që mërzisin njëri-tjetrin e t’i shmangni ato. Në këtë mënyrë tregoni respektin që keni për njëri-tjetrin.
8.Ju keni gjuhën tuaj
Përveç se merreni shumë mirë vesh me njëri-tjetrin shpesh herë një veprim apo edhe një shikim tregon mjaftueshëm për atë që doni të përcillni, gjë të cilën vetëm ai/ajo mund ta kuptojë.





