Reperi i njohur Getoar Selimi sot feston ditëlindjen e tij të 35-të. E dashura e tij e zemrës, Marina Vjollca me këtë rast i ka dedikuar disa rreshta të ndjera bashkëshortit të ardhshëm.
“Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti i zemrës sime! Siç më ke bërë mua të lumtur, dua që me lumturi të të ecë e gjithë jeta! Të dua çdo ditë e më shumë! Burri jem!”-shkruan Marina përbri një fotoje që ka postuar në Instagram.
Çifti simpatik pritet që shumë shpejt ta kurorëzojë lidhjen në martesë.