Dy muaj pasi erdhi në jetë djali Roan, Majk vendosi të postojë fotot e para me të birin nga lidhja e tij me Majlinda Zekën. Pas një lumi të gjatë komentesh e sulmesh dhe një periudhe të paqartë edhe në rrjetet sociale, Majk më në fund pranon statusin e babait. Kjo situatë konfuzioni u krijua pasi ai i kishte dhënë fund lidhjes me Majlindën, ndërkohë që ajo deklaroi se ishte shtatzënë.

Ish-e dashura e tij, Majlinda Zeka, solli në jetë fëmijën e tyre, duke e pagëzuar me emrin Roan. Duket se marrëdhënia ishte problematike kur fëmija erdhi në jetë, pasi ish-e dashura fillimisht e regjistroi djalin me mbiemrin e saj dhe jo të Majkut. Në Instagram, ajo publikoi foto të djalit pas lindjes me statusin: “Çdo sakrificë për ty ia vlen, mirë se erdhe në jetë Roan! Bota ime. Faleminderit Allah!”. Në këtë postim kuptohej që ajo po e gëzonte e vetme statusin nënë, e braktisur nga babai i djalit. Por vetëm pak ditë më parë, Majk i ka dhënë fund enigmës që i ngjason një telenovele të vërtetë, duke bërë postimin e parë si baba. Ai publikoi një foto me djalin 2 muajsh, ndërsa flinte në kraharorin e tij, foto mbi të cilën kishte vendosur thjesht mbishkrimin Roan.

Ishte ky pikërisht postimi që u dha fund pikëpyetjeve. Edhe pse Majk dhe Majlinda janë ndarë, flitet se ata gjatë një takimi në një nga kafet e Prishtinës kanë rënë dakord që të kujdesen bashkë për fëmijën. Historia e dashurisë dhe ndarjes e reperit Kastriot Rexha me Majlindën bëri bujë në rrjetet sociale, për faktin se ajo më parë u mbyll se filloi.

Siç mëson Panorama, reperi i Babastars nuk e dinte që do të bëhej baba në momentin që është ndarë nga e dashura e tij Majlinda. Ai asnjëherë nuk e mohoi, por as pohoi faktin që ai ishte babai i fëmijës deri në momentin që fëmija erdhi në jetë.

I Çifti dhanë fund lidhjes për çështje xhelozie, siç u përfol në media, vetëm pak javë pasi Majk e bëri publike historinë e tij. Ai ndau me fansat foton e parë me Majlindën, duke deklaruar se ndihej i bekuar pranë saj. Por çiftit nuk i zgjati shumë lidhja romantike, pasi vetëm pas pak javësh histori, Majk dhe Majlinda i fshinë të gjitha fotografitë e tyre të përbashkëta, duke mos lënë asnjë gjurmë në llogaritë e tyre në “Instagram”. Ata fillimisht e kishin mbajtur të fshehtë romancën për disa muaj dhe për çudinë e të gjithëve i dhanë fund kur dolën hapur. Majk, i cili u bë i famshëm me duetet e tij me Getoar Selimin, po kap suksesin me “Katile”.