Figura e saj lidhet ngushtësisht me ekranin dhe me zgjidhjen e çështjeve familjare të shqiptarëve.

Zonja Eni Çobani ka qenë e ftuar në emisionin ‘Thumb’ dhe ka folur për të ardhmen e profesionit të saj. Me sa duket ajo do të braktisë profesionin e juristes për t’iu futur botës së politikës.

Për të është koha dhe mosha e duhur për politikë, duke treguar dhe qëndrimin e saj se nuk është shumë dakord me futjen në botën e politikës në moshë shumë të re.

“Ka ardhur moment i duhur. Edhe mosha e duhur është…Jo nuk jam shumë dakord me futjen në politikë në moshë të re. Populli shqiptar nuk ka votuar në këto zgjedhje. Është fakt dhe këtu kam thënë që është momenti i duhur”, u shpreh Eni.

Kjo zgjedhje e Enit mund ta mbajë atë larg ekranit, pasi profili i saj do të jetë më serioz. Nëse vendos të largohet mungesa e saj do ndjehet më së shumti nga miku i juristes, Ardit Gjebrea por dhe e publikut që e ndjek çdo të diel në emisionin ‘Shihemi në gjyq’.