Smartphone-t po dëmtojnë shikimin e njerëzve duke shkaktuar rritje të madhësisë së syrit, më shumë se çduhet.

Alarmin e jep oftamologu Andrew Bastawrous, i cili thotë se sot ka më shumë njerëz se një dekadë më parë që nuk shohin dot larg, sipas. Ai thotë se një pjesë të fajit e ka koha që ne kalojmë para ekraneve.

Miopia e rëndë mund të çojë në kushte kërcënuese për shikimin, përfshi glaukomën dhe shkëputjen e retinës.

“Rritja e syrit tenton të ngadalësohet në fund të adoleshencës e më pas të ndalet. Por ajo që shohim në popullatën e sotme është se ai nuk vazhdon të ndalet. Duket sikur është në vazhdimësi, dhe ky fenomen ndodh në të gjithë botën, por më shumë në Azi”, thotë Bastawrous.

Miopia shkakton zgjatim të syrit, gjë që shkakton që drita e objekteve të largëta të bien në retinë, duke bërë që pamja të dalë e paqartë.