Teuta duket se i ka shumë të qarta planet për të ardhmen. Drejtuesit e ekipit durrsak po nisin rindërtimin dhe mbushjen e “gropave” që u krijuan nga largimet duke filluar nga mbrojtja. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të Hrkaç, ditën e djeshme është arritur akordi me mbrojtësin nigerian Oluasina Abe Sundai.Mbrojtësi nigerian Oluasina Abe Sundai, i cili është 26 vjeç dhe luan në krahun e djathtë, mund të jetë afrimi më i ri i durrsakëve. Edhe në merkaton e janarit u përfol për një akord mes lojtarit dhe Teutës, por që nigeriani nuk u pa të mbërrinte në Durrës.

Duket se tashmë çdo gjë ka marrë fund dhe ai do të jetë pjesë e skuadrës së Maganit, e cila po punon për afrimet në këtë merkato verore.Sundai sezonin e fundit e ka mbyllur tek ekipi i Sunshine Stars në Nigeri. Sundai luan si mbrojtës i djathtë, por mund të kalojë dhe në repartin e mesfushës si mesfushor i djathtë. Më parë, ai është aktivizuar dhe para mbrojtjes, një opsion më shumë për trajnerin peqinas Magani. Nesër pritet dhe zyrtarizimi i tij pas takimit që do të ketë me drejtuesit.Kështu, pas afrimit të afrikanit shkon në dy numri i lojtarëve të huaj që i bashkohen ekipit të Teutës në këtë merkato, por nuk janë të vetmit, pasi në kampin e bregdetarëve është edhe Tarkik. Por nuk do të jenë të vetmit, pasi drejtuesit po punojnë dhe në disa pista të tjera për të afruar lojtarë nga arena ndërkombëtare.Në skuadër janë mbajtur lojtarët e rinj, të cilët kanë disa sezone që luajnë me durrsakët si Çyrbja, Hila, Shehi, Shkalla, Sykja, Kastrati dhe me afrimet e reja skuadra do të marrë formë, dhe do të jetë e gatshme që me fillimin e stërvitjes më datë një të ketë dhe emra konkretë dhe lojtarë, të cilët dalin në stërvitje me skuadrën.