Mrëmjen e djeshme është shpallur fituesja e kurorës së Miss Universe Albania 2017. Kurorën e këtij kompeticioni e rrëmbeu Blerta Leka, që do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss Universe 2017, që do të organizohet në Amerikë
Pas një nate të gjatë e të mbushur me spektakël, juria ka vendosur dy emra përfaqësues të Shqipërisë, Miss Universe Albania 2017 dhe Miss World 2017. Nga tri vajzat finaliste që mbetën deri në fund të garës, Blerta Leka dhe Joana Grabolli janë dy vajzat që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionet ndërkombëtare.





