Belen Rodriguez, para disa muajsh zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë. Ajo dhe partneri i saj i ri, Antonino Spinalbese, do të bëhen prindër të një vajze.

Gjatë kësaj pritje të ëmbël për të, modelja nuk ka nguruar të postojë foto dhe video ku tregon barkun e saj të rrumbullakosur.

E veshur me bikini, Belen duket kaq elegante dhe super seksi. Së fundmi, Rodriguez ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa poza ku shfaqet me bikini të bardha, e fansat janë dashuruar pas saj.

Shumë fansa e kanë pyetur nëpermjet rrjeteve sociale se kur do të lindë vogëlushja e saj, por ajo nuk ka kthyer asnjë përgjigje duke i lënë fansat në heshtje.