Pas zgjedhjeve të 25 qershorit në Kuvendin e Shqipërisë do të ulen për herë të parë si deputetë 54 emra, disa të njohur dhe disa të panjohur, por me kontribut në partitë që përfaqësojnë.

Për disa prej tyre ka pasur polemika gjatë prezantimit të parë, por mbetet për t`u parë nëse përfaqësimi i tyre në parlamentin e Shqipërisë në legjislaturën e 9-të, do të jetë apo jo zgjedhja e duhur nga Rama, Basha dhe Meta.

Nga këta 54 deputetë të rinj, 7 vijnë nga qarku i Durrësit. Por cilët janë ata?

PS në qarkun Durrës nxjerr 5 deputetë të rinj

Në qarkun e Durrësit janë pesë emra të PS-së që do të ulen për herë të parë në sallën e Parlamentin ndonëse disa të njohur edhe në poste të tjera, siç është ministrja aktuale e Ekonomisë, Milva Ekonomi, e cila zgjidhet për herë të parë deputete në qarkun e Durrësit. Pas saj janë edhe katër emra të tjerë, që veshin për herë të parë kostumin e deputetit Ata janë Ilir Ndraxhi, Roland Xhelilaj, Jurgis Çyrbja dhe Rrahman Rraja.

PD në qarkun e Durrësit nxjerr 1 deputete të re

Nga 4 mandate që ka marrë e djathta në 25 qershor në Durrës, vetëm 1 prej tyre do të hyjë për herë të parë në Parlament.

Fatbardha Kadiu do të jetë deputetja e PD-së që do zërë për herë të parë një vend në Parlament

LSI në qarkun Durrës nxjerr një deputete e re

Ndërkohë LSI, nga 2 mandate që mori në Durrës, dërgon një grua për herë të parë në Kuvend.

Nora Malaj ka mbajtur disa poste në nivel zv.ministrash. Zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj është zgjedhur deputete nga votat e qytetarëve të qarkut Durrës.

M.P.