Gjermania mbetet një model për t’u ndjekur në çdo fushë dhe futbolli ynë do bënte mirë ta kopjonte sadopak, kur është e mundur. Kështu, në Shqipëri mund të mësojmë të paktën që kalendaret e kampionateve përpilohen që tani, jo në fund të gushtit, si ka ndodhur vitet e shkuar me Kategorinë e Parë dhe të Dytë, ku askush nuk e di as cilat klube marrin pjesë!
Sot Bundesliga gjermane ka publikuar kalendarin e kampionatit të ardhshëm, që do të nisë më më 18 gusht dhe do të përfundojë më 12 maj, pasi është viti i Kupës së Botës.Kampionët e Gjermanisë të Bajernit të Mynihut do ta nisin mbrojtjen e titullit me një ndeshje shtëpiake kundër Bajer Leverkuzenit, më 18 gusht.