Pas disa ditësh në gjendje kome, ku ka qëndruar në sallën e reanimacionit, piloti italian Max Biaggi, një ikonë e garave të Moto GP, ka lënë spitalin ku dhe ishte shtruar pas një aksidenti. “Falënderoj të gjithë ata që kanë qëndruar pranë meje gjatë kësaj periudhe. Jeta është një dhuratë e çmuar dhe dua të vazhdoj ta jetoj”, ka thënë Biaggi.
Më tej, piloti italian tha: “Në momentet e vështira kam menduar për Schumacher dhe Hayden, që nuk kanë patur kaq shumë fat sa unë, që sot jam sërish këtu mes jush. Tani dua të rikuperohem dhe të rikthehem t’u mësoj fëmijëve se si të garojnë me motor. Tani për mua jeta rinis nga e para”, u shpreh Biaggi.