Teuta është fokusuar në afrimin e lojtarëve nga jashtë vendit, teksa fillimisht është afruar Ante Hrkaç, por ai ka zëvendësuar Bojan Markoviç, që nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për të rinovuar kontratën.Momentalisht për trajnerin Magani janë të gatshëm dy lojtarë të huaj, teksa veç Hrkaç, nën kontratë është edhe Tarik Çmajçanin, mesfushori nga Novi Pazari.Teuta i ka paraprirë strategjisë së saj të merkatos, duke dorëzuar në FSHF kërkesën zyrtare për rritjen e numrit të të huajve që mund të luajnë brenda një ndeshjeje të Superiores.

Aktualisht mund të luajë njëkohësisht katër të huaj, por durrsakët duan që ky numër të rritet, ashtu sikurse edhe Flamurtari, që e ka kërkuar publikisht diçka të tillë disa herë.Teuta ka bërë vetëm një afrim zyrtar deri më tani, teksa pjesë bregdetarëve  u është bashkuar kroati Ante Hrkaç, i cili luan si qendërmbrojtës dhe mesfushor shkatërrues.Priten edhe të tjera lëvizje, me mbrojtësin Arbër Beqja për krahun e djathtë të prapavijës, ndërkohë që tregu i huaj është ai ku durrsakët kanë shpresa për të gjetur lojtarët e duhur për të përforcuar skuadrën.Veç prurjeve, Teuta pritet që të zhvendoset edhe për fazën përgatitore në Itali, aty ku do të kenë të testojnë edhe disa futbollistë. Pas dyjavësh përgatitje në Durrës, më 17 korrik pritet të nisen drejt vendit fqinj.