Prokuroria e Vlorës kërkon 9 vjet burg për Shpëtim Gjikën, ish-kryetarin e bashkisë Vlorë

Hetimet ndaj tij nisën për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve lidhur me një kompleks 11-katësh ndërtuar në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës. 

Gjika u arrestua në shkurt të 2015-s, por disa orë më pas u lirua dhe hetimi i tij vijoi në gjendje të lirë. 

Gjithashtu u kërkua dënimi me 6 vjet burg për shefen e urbanistikës të asaj kohe në bashki Doriana Sulaj, dhe dënimin me 6 vjet burg të biznesmenit Artur Haxhi.

Po kështu prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të 11-katëshit.