Dy të rinj me banim në Sukth të Ri janë arrestuar në një aksion të ndërmarrë nga Antidroga e Durrësit, të cilët u kapën në flagrancë me një valixhe me drogë dhe armë.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur arrestimi i Julian Malokut 24 vjeç, dhe Edison Shytit 29 vjeç. Gjithashtu ëshë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.M. 20 vjeç, edhe ky banues në Sukth i Ri.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një çantë që e kishin personat e arrestuar, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale rreth 3 kg kanabis sativa; një armë zjarri automatik, model 56, kalibër 7.62 mm; dhe një krehër me 30 fishekë.
Ndaj të rinjve rëndojnë 2 akuza: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Operacioni është kryer ditën e mërkurë.





