Një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri në sheshin “Isa Boletini” në Shkodër.
I plagosuri është identifikuar si Ilmir Hajdari dhe njihet edhe si Mir Vetlla 42 vjeç. Ai raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Mësohet se ai ka qenë në një nga lokalet e zonës, kur është qëlluar disa herë me pistoletë.
Ndërsa atentatorët janë larguar me makinë nga vendi i ngjarjes. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia.
Kjo eshte ngjarja e dyte e rende e regjistruar gjate dites se sotme. Paradite, në Tiranë, u plagos rende ne nje atentat biznesmeni nga Shijaku Tefik Hyka.
NJOFTIMI I POLICISE
Shkodër Informacion paraprak
Më datë 28.06.2017, rreth orës 21:30 njoftohemi se ka të shtëna me armë në lagjen “Perash” në vendin e quajtur “Sheshi Isa Boletini”. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi I. H., 42 vjeç, banues në Perash, Shkodër, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.





