Është shtyrë përsëri gjyqi ndaj Emiliano Shullazit. Shtyrja e procesit gjyqësor ka ardhur për shkak të mungesës së njërit nga gjyqtarëve, Luan Hasneziri.

Në këtë seancë do të dëshmonte edhe biznesmeni e dëshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqaj, i cili do të pyetej nga trupa gjykuese.

Beqaj ishte i pranishëm si dëshmitar edhe në seancën e kaluar gjyqësore ku u pyet nga prokurorët avokatët dhe vetë Emiliano Shullazi, me të cilin kaloi edhe në debat e fyerje, kur gjykata e prokurorët u larguan nga salla e gjyqit.

Seanca e radhës do të mbahet më 4 korrik në orën 11:00.