“WhatsApp”, aplikacioni në pronësi të “Facebook”-ut ka sjellë disa risi si zëri apo video call. Tashmë ai po bëhet një mënyrë komunikimi më i plotë duke u dhënë mundësinë përdoruesve t’iu dërgojnë çdo lloj dosjeje njëri-tjetrit.

Pavarësisht se do të jetë një PDF, Word, Excel, apo APK file, 1.2 miliardë përdorues të “WhatsApp”-it do të mund t’ua dërgonin njëri-tjetrit.

Megjithatë ka disa kufizime: Përdoruesit e Android do të limitohen në 128 MB në dosje të limituara, ndërsa ata të iOS në 100 MB. Kjo risi po testohet për momentin dhe nuk dihet se kur do të jetë i disponueshëm për të gjithë.