Spanja rikthehet pas katër vitesh kampione e Europës në basketboll për Femra. Përfaqësuesja iberike që drejtohet nga Lucas Mondelo triumfoi 71 – 55 në finale Francën, duke festuar në fund titullin e tretë në histori. Në vakt vajzat spanjolle provuan të shkëputeshin që në periodën e parë, ku shënuan rezultatin e pjesshëm 15 – 10, por francezet mbetën në lojë deri në fund të pjesës së parë, që u mbyll 39 – 30. Por me rifillimin e pjesës së dytë Spanja falë një rezultati të pjesshëm 8-2 e coi diferencën në 16 pikë në fundin e takimit. Një titull i merituar ky për përfaqësuesen e Spanjës, në radhët e së cilës luante Torrens, që u shpall basketbollistja më e mirë e turneut.
Në podium bashkë me Spanjën dhe Francën u ngjit edhe Belgjika si fituese e medaljes së bronztë, pasi shkatërroi 78 – 45 Greqinë.